Deri tani janë infektuar 35.520.361 persona – pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 35.520.361 persona. Nga pasjat e Kovid-19 kanë vdekur 1.043.417 pacientë, ndërsa janë shëruar 26.718.867 njerëz.

Prishtinë – Në 24 orët e fundit në Kosovë vdiqën dy të sëmurë  nga Kovid-19, me çka shifra e viktimave të epidemisë tani arrin 632. Të saposëmurë janë 41 persona, ndërsa gjithsej deri tani si të infektuar nga koronavirusi udhëhiqen 15.855 raste. Sëmundjen e kanë mposhtur 13.929 persona, prej të cilëve 73 në 24 orëshin e kaluar. Bartës aktiv të virusit për momentin janë 1.294 pacientë. Dje ishin kryer 654 teste, ndërsa nga fillimi i pandemisë 70.873.

Tiranë – Në 24 orët e fundit në Shqipëri, nga 912 personat e testuar, Kovid-19 është diagnostifikuar  te 144, ndërsa janë shëruar 150 persona dhe kanë vdekur katër pacientë. Nga fillimi i pandemisë janë bërë 93.021 teste, rezultat pozitiv kanë 14.410 persona, ndërsa janë shëruar 8.825 dhe  të vdekur janë 400, bartës aktiv të sëmundjes janë 5.185 persona.

Athinë – Organizata nacionale për shëndet publik të Greqisë kumtoi për 303 raste të reja të Kovid-19 dhe tetë persona të vdekur. Numri i tërësishëm i personave të sëmurë në vend u rrit në 20.142, ndërsa vdiqën 417 persona.

Nikozia – Në 24 orët e fundit në Qipro janë regjistruar 23 raste të reja të Kovid-19 prej 2.736 testeve të bëra. Nga fillimi i epidemisë janë infektuar gjithsej 1.847 persona.

Zagreb – Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 138 raste të reja të infeksionit me koronavisurin dhe dy pacientë të vdekur. Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 1.466. Mes tyre, 3.326 pacientë gjenden në spital, prej të cilëve 24 janë në aparat respirator. Nga 25 shkurti në Kroaci janë evidentuar gjtihsej 17.797 persona të infektuar me virusin e ri, nga i cili kanë vdekur 300, ndërsa gjithsej 16.031 janë shëruar, prej të cilëve 182 në 24 orët e fundit.

Sofje – Në Bullgari, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 69 raste të virusit Kovid-19, ndërsa tre persona kanë vdekur, kumtoi portali nacional për informata të koronavirusit. Për momentin ka 5.729 raste aktive, ndërsa janë hospitaliuar 917 pacientë, prej të cilëve 56 janë në repartin për kujdes intensiv. Nga fillimi i pandemisë në Bullgari, 21.587 persona janë sëmurë nga Kovid-19, ndërsa  844 persona kanë vdekur.

Lubjanë – Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 75 raste të reja të koronavirusit në Slloveni, ndërsa një person vdiq. Në periudhën e njëjtë janë testuar 1.034 persona, transmeton STA. Numri i personave të hospitalizuar u rrit prej 101 në 107, si dhe numri i personave në kujdes intensiv – 21. Nga fillimi i pandemisë në Slloveni 6.573 persona janë sëmurë nga Kovid-19, ndërsa gjithsej 156 kanë vdekur.

Budapest – Në 24 orët e fundit në Hungari vdiqën edhe 11 persona nga Kovid-19, ndërsa numri i personave të saposëmurë u rrit për 905, në gjithsej 31.480. Sipas të dhënave të ueb faqes zyrtare të Qeverisë hungareze, deri tani kanë vdekur gjithsej 833 pacientë me koronavirus. Autoritetet hungareze i paralajmëruan qytetarët t’i respektojnë masat për distancë fizike dhe t’i zbatojnë  obligimet higjienike, ndërsa ndalesa e tërësishme për hyrje në Hungari mbetet në fuqi deri në njoftimin e mëtutjeshëm.

Vjenë – Në Austri në 24 orët e fundit sërish është regjistruar numër i madh i të sapoinfektuarve me koronavirus, duke arritur 750. Në krahasim me të hënën para një jave, kur kishte 556 të sapoinfektuar,  kjo është rritje për 35 për qind të plota. Edhe pesë persona vdiqën  në 24 orët e fundit dhe numri i tërësishëm i të vdekurve arriti 818 persona. Nga fillimi i epidemisë në Austri, në fund të shkurtit, 48.911 persona janë testuar pozitiv në koronavirus, ndërsa 38.629 janë shëruar. Për momentin në Austri ka 8.704 pacientë aktiv.

Berlin – Në Gjermani janë konfirmuar 1.382 raste të reja të koronavirusit në Gjermani, publikoi sot Instituti për sëmundje infektive “Robert Koh”. Gjithsej pesë persona tjerë  vdiqën në periudhën e njëjtë. Nga fillimi i pandemisë 300.619 persona janë infektuar ndërsa 9.534 kanë vdekur.

Paris – Në Francë janë konfirmuar 12.565 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, rreth 4.000 më pak nga rekordi i së shtunës. Numri i tërësishëm i të infektuarve në Francë u rrit  në 619.190 ndërsa 32.230 persona vdiqën  si rezultat i Kovid-19, gjithsej 32 më shumë se të shtunën.

Varshavë – Derisa gjendja epidemiologjike në Poloni po përkeqësohet, ministri i ri i arsimit të Polonisë, Pzhemisllav Çarnek (43) sot publikoi se  është pozitiv ndaj koronavirusit. “Mos i nënvlerësoni  simptomat e sëmundjes”, porositi ministri i ri polak prejse paralajmëroi  se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e dakorduar me presidentin polak Andzhej Duda. Gjatë fundjavës, është regjistruar numër rekord ditor i rasteve të reja në Poloni, me gjithsej 102.080 raste të konfirmuara të Kovid-19 dhe 2.659 raste të vdekjes.

Bratisllavë – Në Sllovaki, numri i personave të infektuar me koronavirusin u rrit për 353,  ndërsa nuk janë evidentuar raste të vdekjes, kumtoi sot Qendra për shëndet. Në 24 orët e fundit janë testuar 3.382 persona, ndërsa 37 janë shëruar. Janë hospitalizuar 238 pacientë, prej të cilëve 13 ishin në repartin për kujdes intensiv, ndërsa 24 pacientë ishin në aparat respirator. Nga fillimi i pandemisë  në Sllovaki, 13.492 persona janë infektuar  me virusin, ndërsa 55 pacientë kanë vdekur.

Kiev – Shërbimet kompetente shëndetësore në Ukrainë kumtuan se  në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.744 raste të reja të Kovid-19 që është për nëntë për qind më pak nga dita paraprake kur ishin regjistruar 4.140 infektime të reja. Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 33 persona, ndërsa janë shëruar 1.145 pacientë, publikoi TASS. Deri më sot, në Ukrainë janë konfirmuar  gjithsej 230.236 raste të Kovid-19, gjithsej 4.430 raste të vdekjes dhe 101,252 pacientë janë shëruar.

Moskë – Në 24 orët e fundit 10.888 persona janë infektuar me koronavirusin në Rusi. Në periudhën e njëjtë kanë vdekur 117 persona dhe numri i tërësishëm  i viktimave  nga virusi Kovid-19 në atë vend  arriti 21.475, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ishte  1,75 për qind. Nga fillimi i pandemisë në Rusi, janë regjistruar  një milion e  225.889 raste të koronavirusit, ndërsa për momentin  janë hospotalizuar 222.090 pacientë.

Otavë – Në Kanada rritet numri i të sapoinfektuarve me koronavirus. Në 24 orët e fundit, numri i të sapoinfektuarve është rritur në 1.685 dhe tani arrin gjithsej  166.156, kumtoi Ministria kanadeze e Shëndetësisë. Në Kanada deri tani kanë vdekur 9.481 persona si rezultat i Kovid-19, ndërsa Ministria paraprakisht kumtoi se 90 për qind e pacientë të vdekur janë pleq mbi 60 vjet.

Sao Paolo – Në Brazil, të dielën janë regjistruar 8.456 raste të reja të koronavirusit, ndërsa kanë vdekur 365 persona. Nga fillimi i epidemisë, janë infektuar 4.915.289 persona, ndërsa kanë vdekur 146.352.

Pekin – Në Kinë janë regjistruar 20 raste të reja të koronavirusit dhe 27 raste asimptomatike. Siç është cituar, të gjitha rastet e reja janë nga vendet e huaja. Deri tani në Kinë janë infektuar 85.470 persona, ndërsa gjithsej 4.634 njerëz kanë vdekur.