Deri në orën 19:30 KSZH do të pranojë ankesa për përmbledhjen e rezultateve nga zgjedhjet

TË FUNDIT

Deri në orën 19:30 minuta sonte mund të shtrohen ankesa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dje kanë mbërritur 82 ankesa dhe një kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.

Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Admir Shabani, numri më i madh i ankesave 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët por janë edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me përmbledhjen e rezultateve të votimit.

Afatet për ankesa filluan të vijojnë parmbrëmë, pasi KSHZ-ja i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare të zgjedhjeve.

Pas përfundimit të afateve për shtrimin e ankesave, KSHZ do të caktojë seancë në të cilën publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë, u shpreh dje kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.