Deri në orën 17:00 në vendvotimin 0543 në Dibër dalja 64,35%

TË FUNDIT

Në vendvotimin 0543 në Dibër, ku po rivotohet edhe për kryetar komune edhe për këshilltarë, deri në orën 17:00 dalja është 64,35 për qind.

“Deri në orën 17:00, të drejtën e votës e shfrytëzuan 500 qytetarë apo 64,36 për qind e gjithsej të regjistruarve në listën zgjedhore. Dalja, krahasuar me rrethin e parë, 17 tetor, është më e madhe për 19 për qind apo kanë votuar 146 qytetarë më shumë. Rrjedha zgjedhore po kalon pa probleme dhe presim ashtu të jetë deri në orën 19:00 kur mbyllet vendvotimi”, tha Rilind Hasa, kryetar i Këshillit komunal zgjedhor.

Në këtë vendvotim në Listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 777 qytetarë, ndërsa në rrethin e parë të drejtën e shfrytëzuan 484 apo 62,29 për qind.