Në të gjitha vendvotimet filloi votimi në kohë. Kishte problem teknike në disa vendvotime në Shkup dhe në disa vendvotime nëpër vend. Të gjitha ato problem tani janë zgjidhur dhe votimi vazhdon. Atje ku është ndërprerë votimi më shumë se një orë, do të vazhdojë për aq sa është ndërprerë, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Ai informoi se jehona deri në ora 9 është 5,25 për qind, gjegjësisht kanë votuar 56.700 votues. Në komunën e Rankovcës përqindja e jehonës është 15.23, Konçe – 14,28, Pehçevë-13,73, Lozovë-11,89, zelenikovë-11,74, Kratovë-11,02, Probishtip-10,94, Demir Hisar-10,88, Vevçan-10,51, Resnje-9.18, ndërsa në komunat tjera jehona është nën 10 për qind.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, dashtevski tha se problem teknike ka pasur në një vend votues në Kisela Vodë, një në Karposh, në dy vende në Saraj dhe një në Qendër. Nëpër shtet, probleme teknike ka pasur në Zletovë në tre vende, Makedonski Brod, Labunisht të Strugës dhe në Çeshinovo-Obleshevo. Sqaroi se arsyeja kryesore ishte ajo që nuk kanë punuar kartelat memorje, janë ndërruar me të tjera, në disa vende ka pasur të dhëna të ndryshme, por janë rregulluar softuerët nga IT inxhinierët.
Votohet në gjithsej 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues. Në një vendvotim (0543) në Dibër ka përsëritje të votimit për kryetar dhe këshilltar, ndërsa në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të Këshillit është rivotuar. Gjykata Administrative anuloi votimin në këto dy qendra votimi për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021 janë akredituar gjithsej 1.598 vëzhgues nga vendi dhe të huaj, gazetarë dhe përkthyes.
Konferenca e radhës për shtyp e KSHZ-së është në ora 11:30 minuta.
