Deri në fund të majit vaksina për të gjithë amerikanët, tha Biden

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Jo Bidenn deklaroi se SHBA-ja do të ketë vaksina të mjaftueshme për çdo të rritur deri në fund të majit, dy muaj më herët se që vlerësonte paraprakisht administrata.

Administrata e Bidenit është duke punuar në rritjen e furnizimit dhe shpërndarjes së tre vaksinave të miratuara, transmeton En Bi Si Njuz.

Për këtë do të kontribuojë marrëveshja e kontraktuar midis kompanive farmaceutike Merk dhe Xhonson end Xhonson, me ndërmjetësimin e administratës së Badenit, pasi personat zyrtarë mësuan se Xhonson end Xhonson kanë ngecur në prodhimin e vaksinës së tyre.

Tani, dy fabrika të Merkut do të shfrytëzohen për prodhimin e vaksinës, kumtoi një përfaqësues zyrtar i administratës.

Merk u përpoq ta prodhojë vaksinën e saj, por në fund të janarit publikoi se e ndalon zhvillimin e dy kandidatëve të vet, pasi të dhënat e analizave të hershme klinike treguan përgjigje të dobët imunologjike.

Sipas Qendrave për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, mbi 15 për qind e njerëzve në SHBA deri më tani e kanë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës kundër Kovid-19.

Qeveria federale këtë javë do t’i dorëzojë 15,2 milionë doza në shtetet federale, kundrejt 14,5 milionë javën e kaluar dhe thuajse dyfish më shumë doza se që ishin porositur para inaugurimit të Bidenit, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki.