Deri më tani janë vaksinuar 25 mijë qytetarë! Vaksinohet edhe një pjesë e punëtorëve mediatik

TË FUNDIT

Pas numrit të madh të qytetarëve të vaksinuar që janë në grupet e rrezikuara dhe kanë rrezik më të madh prej infeksionit, filloi vaksinimi i një pjese të punëtorëve mediatikë. Bëhet fjalë për rreth 600 gazetarë të grupit kritik mbi 40 vjet të cilët që nga fillimi i pandemisë janë në kontakt me virusin.

 “Ajo që është shumë e rëndësishme është se të gjithë këta punëtorë mediatik ishin në kontakt me virusin, por kishin edhe shumë kontakte me njerëz dhe mendoj se ky lloj i mbrojtjes është shumë i rëndësishëm sepse do të paraqet jo vetëm mbrojtje e shëndetit të vet por edhe e shëndetit të njerëzve të tjerë që janë në kontakt të vazhdueshëm me gazetarët”, tha Mlladen Çadikovski – kryetar i SHGM-së.

Vaksinimi i qytetarëve që janë në grupin kritik dhe kanë rrezik më të madh nga infeksioni, mbaron nesër, ndërsa sipas ministrit të shëndetësisë, janë vaksinuar ata që kanë shprehur interes. Këtu janë punëtorët shëndetësorë , pjesëtarët e MPB-së, Armatës dhe mësueset nga klasa e parë deri në klasën e tretë, të punësuarit  në Ministrinë për punë dhe politikë sociale – edukatoret.

 “Pjesa tjetër e 20 mijë vaksinave Sputnik V do të ndahen në grupmosha, ashtu siç zhvillohet tani vaksinimi që nga fillimi me Astra Zeneka në pikat për vaksinim. Apeloj që të gjithë të paraqiten në ueb faqen vakcinacija.mk me qëllim që të dhënat të hyjnë në “Termini im” dhe në këtë mënyrë të rregullohen. Njëkohësisht edhe mjekët amë kanë obligim të arkëtojnë pacientët, posaçërisht më të moshuarit që duhet të shprehin interes për vaksinim”, potencoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe theksoi se Shtabi kryesor koordinator për krizë do të sjellë vendim për të bërë ndryshime në Ligji për mbrojtje shëndetësore me të cilat spitaleve private do tu kufizohet lartësia e pagesës së mjeteve financiare gjatë kohëzgjatjes së krizës ose gjendjes së jashtëzakonshme, që ka të bëjë konkretisht me mjekimin e kovid pacientëve. Njëkohësisht Ministri informoi se sot në aeroportin në Sofja arrijnë edhe 2000 vaksina kineze si donacion nga Emiratet e Bashkuara. Gjatë fundjavës, sipas tij, ka pasur ulje të numrit të pacientëve të pranuar, ndërsa masat e mëtutjeshme dhe organizimi spitalor do të varen nga numrat e të infektuarve.