Gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 165 persona në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa rreth 2 mijë e 100 në tërë Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi.
Sipas Bardhit deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 37 mijë persona.
“Me prioritet janë duke u vaksinuar vetëm personat e kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe të regjistrura në platformën e- Kosova. Kemi pasur raste edhe të personave të paregjistruar në këtë platformë që kanë kërkuar të vaksinohen por që në qendrën “1 tetori” nuk është dhënë asnjë vaksinë jashtë listës së kontaktuar nga Ministria”, ka thënë Bardhi.
