Deri ku janë reformat në administratë? Për Alitin punët ishin të kryera, Aziri thotë se po punohet ende

TË FUNDIT

“Ne si ministri të gjitha këto ligje dhe detyra të shtëpisë në lidhje me reformat i kemi të kryera, por nuk është proces që varet vetëm nga ministria jonë, kishte deklaruar Admirim Aliti”, ish ministëri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kjo ishte përgjigja e ish-ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti në lidhje me reformat në administratë, respektivisht ligjet me të cilat parashihet të bëhen këto reforma. Edhe pse sipas tij këto ligje në mars tashmë duhej të ishin në Kuvend, ministri aktual Azir Aliu thotë se ligjet janë ende duke u punuar.

“Sa i përket ligjeve ne jemi në proces, do të thotë ligjet janë duke u punuar dhe grupet punuese tani më i analizojnë edhe njëherë. Ideja është që të jenë kompatibile me direktivat e BE-së për dy arsye, arsyeja e parë siç thatë vetë se jemi të obliguar të sjellim këto ligje, ndërsa arsyeja e dytë është që të jemi kompatibil me BE-në”, tha Azir Aliu, ministëri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kujtojmë se në raportin e fundit të BE-së për vendin tonë tek administrata publike u identifikuan dobësi të mëdha në sistem. Ndërsa para pak kohësh edhe Enti për Revizion konstatoi se vazhdimisht po shkelen afatet për sjelljen e ligjeve kyçe për reforma në administratë.