Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se shteti që nga fillimi i krizës ka marrë shumë masa kundër krizës energjetike dhe të çmimeve që po përballen qytetarët.
“Oda Ekonomikeështë e informuar për të gjitha aktivitetet që oo ndërmerr qeveria, sepse ju keni qenë dëshmitar përmes informacionit se kryetari i Odës Ekonomike, ka qenë i pranishëm në të gjitha takimet që ne si Qeveria kemi pasur me vendet fqinje që kanë pasur energji të disponueshme dhe që kanë teprica në sistemin e tyre energjetik. Bullgaria, për shembull ka teprica, ka disa tranzite që mund të përdoren nga Turqia, ndërsa Greqia është importuese neto, Serbia është importuese neto e energjisë elektrike. Shqipëria është një importues neto i energjisë elektrike, Kosova është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë për shkak të ndërprerjes së termocentraleve të tyre, me atë Maqedonia e Veriut po bën gjithçka, d.m.th. vendit t’i sigurojë energji elektrike”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski tha se si zëvendësministër i Financave ka marrë pjesë në krijimin e masave kundër krizës gjatë pandemisë me koronën.
