Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të vendos ndaj pakos së re të masave lehtësuese anti-Covid. Me këto masa, që do të shqyrtohen në seancë qeveritare, parashihet:
-ndërprerje e kufizimit në lëvizje;
-të gjitha ngjarjet që do të organizohen në ambient të hapur, të mund të organizohen me kapacitet deri në 1000 persona dhe shfrytëzim të hapësirës deri në 50%;
-të largohet limiti prej 100 persona të pranishëm në dasma.
Nga Ministria e Shëndetësisë dje kanë sqaruar, se lehtësimi i masave vjen pasi gjendja me Covid, është stabile./TV21
