Dërgohen mesazhe të rreme, mos e hapni linkun! DAP-i me paralajmërim të rëndësishëm për qytetarët

TË FUNDIT

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati. Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare. Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme. Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk. Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.