Deputetët votuan Ligjin për shtetësi, Sela dhe Gashi urojnë qytetarët

TË FUNDIT

“Pa shumicë dhe pa asnjë problem, duke mos i respektuar as kushtetutën, as ligjet dhe rregulloren do ta miratoni këtë ligj”, deklaroi Mile Levkov, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Duke marr parasysh dezinformatat që po plasohen këtu, unë jam i sigurt që fatkeqësisht ju nuk e keni lexuar ligjin, edhe ju edhe shumë deputetë tjerë të cilët e kundërshtojnë”, tha Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Ky debat i parapriu votimit të ligji për shtetësi, i cili u miratua në Kuvend. Pasi do të del ky ligj në Gazetën zyrtare, pritet që të mos ketë më probleme për marrjen e shtetësisë.
Ajo do të mund të merret me parashtrimin e dokumenteve personale, certifikatë të lindjes, librezë pune, fletë-pronësi, fatura për obligimet komunale, librezë shëndetësore, tatime të paguara si dhe disa dokumente të tjera.
Liderët e koalicionit ASH-AAA Sela dhe Gashi uruan të gjithë për këtë arritje.

“Shfrytëzoj rastin t’i informoj dhe të apeloj pikërisht te ato të cilët më tepër kanë pasur vëmendje te ligji për shtetësi dhe këto janë qytetarët të cilët kanë qenë pa shtetësi deri tani. Shfrytëzoj rastin t’ju them të gjithë atyre urime dhe për periudhë kohore shumë të shkurtër ato do të kenë të drejtën të aplikojnë dhe shumicës së tyre vetëm do ti konstatohet shtetësia me ligjin të cilin ne vetëm e kaluam”, tha Ziadin Sela.

“Me këtë ligj nuk kanë fituar vetëm shqiptarët, kanë fituar gjithë qytetarët që kanë qenë të përvuajtur nga mungesa e kësaj të drejtë elementare. Nuk ka qenë fokusi jonë që të vëmë në funksion të drejta etnike edhe pse shumica e shqiptarëve kanë qenë të diskriminuar”, tha Afrim Gashi.

Për miratimin e ligjit urime dërgoi edhe deputeti i BDI-së i cili pranoi se ka qytetar që nuk kanë shtetësi, por tha se numri nuk është i madh aq sa aludon opozita shqiptare.

“Nuk është kjo e vërteta, e vërteta është se ka ende persona pa shtetësi fatkeqësisht. Ne para publikut disa herë kemi thënë se nuk bëhet fjalë për 70 mijë qytetarët siç aludonte opozita, por përkundrazi bëhet fjalë për një numër më të vogël të qytetarëve”, tha Arbër Ademi.

Ndryshe ligji u votua me me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër”. Ligji ishte dorëzuar me flamur evropian për t’i ikur bllokadës që krijonte opozita maqedonase.