Deputetet Monika Zajkova dhe Mimoza Musa marrin pjesë në procesin vëzhgues të zgjedhjeve në Hungari

TË FUNDIT

Deputetet Monika Zajkova dhe Mimoza Musa po marrin pjesë në misionin ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, që po mbahen sot, përcjell TV21. Misioni përbëhet nga mbi 130 parlamentarë nga 37 vende anëtare të OSBE-së dhe bashkëpunon me ekipin e OSBE/ODIHR-it, si dhe me vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Këshillin e Evropës.

Në lidhje me: Hungarezët vendosin nëse do t’i japin fund 16 viteve të sundimit të Orbanit

Vëzhguesit janë të shpërndarë në disa rajone të vendit për të monitoruar procesin zgjedhor. Qëllimi i misionit është të vlerësojë nëse zgjedhjet zhvillohen në përputhje me standardet demokratike të OSBE-së, duke përfshirë votimin e lirë, fushatën e drejtë dhe qasjen në media. Raporti paraprak i vëzhguesve do të prezantohet më 13 prill në Budapest.