“Deputetët joserioz ndaj Gjykatës Kushtetuese”/Kacarska: Nëse largohet edhe një gjykatës, gjykata do të bllokohet

TË FUNDIT

Deputetët po sillen në mënyrë shumë joserioze ndaj gjykatësve kushtetues – reagoi e revoltuar kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska. Ajo edhe pse i dërgoi letër kryetarit të kuvendit, Talat Xhaferit, që të thirr Komisionin për zgjedhje dhe emërime për të zgjedhur gjykatës kushtetues, megjithatë deri më tani ende nuk është ndërmarrë asgjë. Shton se që vitin e kaluar ka alarmuar në Kuvend se disa gjykatës do të largohen.

 “Sjellja e tillë e deputetëve me të vërtetë është joserioze, sikur nuk po e kuptojnë rolin e Gjykatës kushtetuese. Kohëve të fundit e parashtroj edhe vetë pyetjen nëse dikujt i përshtatet që Gjykata kushtetuese është në këtë gjendje. Mendoj se në muajin prill të vitit të kaluar kryeparlamentari Xhaferi është informuar se tre gjykatësve u përfundon mandati. Më pas, mendoj se në muajin nëntor dërgova letër deri te kryeparlamentari Xhaferi, ku e informova se një gjykatësit i përfundon mandati më 14 janar“, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Kacarska thotë se është vendosur në pikëpyetje kapaciteti i Gjykatës kushtetuese për shkak se nga gjithsej 9, tani punojnë vetëm 5 gjykatës. Por pesha e vendimeve që sillen është e ndryshme nëse për një lëndë të caktuar debatojnë të gjithë 9 gjykatësit, sesa vetëm gjysma e tyre. Ajo paralajmëron se së shpejti mund të vijë deri te bllokimi i gjykatës.

“Ka shumë lëndë të rëndësishme për qytetarët e këtij shteti dhe do të ishte jo serioze që ne të vendosim vetëm me 5 gjykatës për këto lëndë. Mendoj se në fillim të muajit dhjetor është gjykatësja Vangelina Markudova. Atëherë më nuk mund të mbajmë seanca. Atëherë shkaktohet ajo bllokada e plotë e Gjykatës kushtetuese dhe me këtë mendoj se në mënyrë definitive renomeja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë maksimale është rrënuar edhe para opinionit ndërkombëtarë”, pohoi Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Dje opozita parashtroi kërkesë deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që të thirr seancë në Komisionin për çështje dhe emërime, ku janë nënshkruar 7 nga gjithsej 13 anëtarët e këtij trupi të punës. Thonë se ende nuk kanë marrë përgjigje. Ata i bënë thirrje Kacarskës që përsëri t’i dërgoj letër Xhaferit.

“Ne kërkojmë që gjatë ditës së sotme, ja sot kërkojmë që të mbahet dhe më së voni deri nesër mundet që propozimet të dorëzohen, përndryshe të shpjegoj se në përputhje me Rregulloren dhe zgjidhjen ligjore propozimet për gjykatës kushtetues shumica parlamentare mund t’i dorëzojë dhe në seancë dhe ne do të mbështesim propozime të caktuar për gjykatës kushtetues. Ndërsa, i bëj thirrje kryetares Kacarska që të dërgojë letër të re ndaj atyre që e bllokojnë zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në këtë moment”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka mbetur pa kryetar pasi që Kostadin Kostadinov u zgjodh si kryetar i Strumicës. Por përveç kësaj, pushteti ka humbur shumicën në këtë komisioni pasi që Besa kaloi në opozitë. Sipas Rregullores shumicë në këtë trup të Kuvendit ka pushteti, por tani ende nuk ka nismë për ridefinim të komisionit.