Deputetët e opozitës pyesin: Deri ku është ligji për përfaqësim të drejtë?

TË FUNDIT

Deputetja e BDI-së Rina Ajdari parashtroi pyetje për zv/kryeministrin Izet Mexhiti se deri ku është ligji për përfaqësim të drejtë. Nuk e kundërshtuat shfuqizimin e Balancuesit, ndërsa deri tani kaluan mbi 9 muaj dhe ju nuk e keni miratuar këtë ligj, tha Ajdari.

Mexhiti u përgjigj se vetë BDI ka dhanë mendim se Balancuesit i ka skaduar afati dhe tani për herë të parë do të ketë ligj me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë.

Ajdari i parashtroi pyetje edhe ministrit për politikë sociale Fatmir Limani se pse nuk punësohen shqiptarë në institucione. Limani me shembuj konkretë iu përgjigj se ku janë emëruar shqiptarë.

Ajdari e rikujtoi ministrin për çështje europiane Orhan Murtezani për premtimet që i dhanë se nëse nuk ndryshohet Kushtetuta për 6 muaj, ata do të dalin nga qeveria. Ai tha se periudha 6 mujore nuk është për të hyrë apo për të dalë nga qeveria duke përsëritur se prioriteti i koalicionit qeveritar është që të gjendet zgjidhje për rrugën eurointegruese.