Deputetët e Listës Serbe dorëzuan mandatet në Kuvendin e Kosovës

TË FUNDIT

Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21 e ka konfirmuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat.

Autoritetet kosovare e suspenduan Nenad Gjuriqin, drejtor i Policisë së veri, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.

Dorëzimin e detyrës e kanë bërë gjatë së dielës edhe disa policë serbë në veri të Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe “personale dhe morale”./21Media