Deputetët e duartrokasin! Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit për tumor në tru

TË FUNDIT

Aktorja njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, sot u rikthye në Kuvendin e Kosovës, pas operacionit që ka pasur për tumor në tru rreth dy javë më parë.

Deputetët e kanë pritur me duartrokitje Adrianën.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufa tha se kësaj seance i dha jetë më shumë deputetja Adriana Matoshi.

Adriana Matoshi javë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru, meqenëse njoftoi se iu rikthye tumori pas nëntë vitesh. Adriana u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2012./21Media