Në ditën e fundit të punës, deputetët bullgarë pa debat dhe thuajse unanimisht e miratuan Deklaratën me të cilën dënohet dhuna mbi bullgarët në Maqedoni. Vendimi u soll me 184 vota “për” nga 185 votues prej të cilëve vetëm një ishte “i përmbajtur”, përcjell TV21. Deklarata përbëhet nga më shumë pika në të cilat thuhet se Kuvendi Popullor në mënyrë kategorike e dënon dhunën mbi bullgarët në Maqedoninë e Veriut, organizatat dhe klubet e tyre, e sidomos rrahjen e bullgarit, Hristijan Pendikov.
Mes të tjerësh kërkohet edhe futja e bullgarëve në Kushtetutë. Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu duhet të garantohet përmes përdorimit të tërësishëm të instrumenteve të përcaktuara në kornizën negociuese të miratuar nga BE-ja, shkruan në deklaratën bullgare.
