Sot në Kuvend, në ditën e parë të punës pas kthimit nga pushimi kolektiv i deputetëve dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i mbajt koordinimi i rregullt i parë i cili ishte në përbërje të plotë.
“Në të njëjtin u morën vesh se këtë javë, respektivisht më 1 shtator do të vazhdojnë me seancat e mbetura, të papërfunduara, ndërsa seancën plenare të re të radhës, Kryetari Xhaferi do e caktojë më 14 shtator. Në fund, Kryetari Xhaferi apeloi të respektohen protokollet shëndetësore siç respektoheshin edhe deri tani, që të mbrohet shëndeti i deputetëve, të punësuarve dhe familjeve të tyre”, njoftojnë nga Kuvendi, transmeton TV21.
