Depozituesit e dëmtuar të Bankës Eurostandard kërkojnë shteti t’i marrë përsipër depozitat e tyre dhe t’i dëmshpërblejë në të holla

Must Read

Seria “A” përsëri mund të pezullohet për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja me Covid-19

Kampionati i Seria “A” përsëri mund të pezullohet për shkak të numrit në rritje të rasteve të...

Rama e fshiu shkrimin për Leshnicën, thotë u gabua fotografia

Në profilin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk qëndron më fotografia e Leshnicës së Malit Sharr...

Pasqyrë ditore për gjendjen me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 33,683,835...
- Advertisement -

Shoqata e depozituesve të dëmtuar të Bankës Eurostandard sot kërkoi sjelljen urgjente të vendimit ligjor me të cilin shteti do t’i marrë përsipër depozitat e personave fizikë dhe juridikë të Bankës Eurostandard dhe në tërësi do t’i dëmshpërblejë me të holla. Më pas, shteti të paguaj nga masa falimentuese.

Për këtë kërkesë nga Shoqata theksojnë se kanë dorëzuar propozim ligj në takimin me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ku thonë, është shprehur vullnet për zgjidhjen e këtij problemi. Këtyre ditëve Shoqata ka takime me grupet e deputetëve në Kuvend për ta kërkuar edhe mbështetjen e tyre për sjelljen e ligjit.

- Advertisement -

Nikolloski Dejan, anëtar i Këshillit iniciues të Shoqatës së depozituesve të dëmtuar të Bankës Eurostandard në konferencën e sotme për shtyp theksoi se në Shoqatën e tyre çdo ditë vijnë mesazhe me pyetje të depozituesve çfarë të bëjnë me kursimet e tyre në bankat, por për fat të keq, siç tha, nuk mund të japin përgjigje konkrete.

“Falimentimi i Bankës Eurostandard ose e mërkura e zezë për ne, 12 gushti, na la pa mjetet tona personale. Bëhet fjalë për familje të tëra të cilat janë të goditura dhe kompani të cilat në këtë kohë të pandemisë ballafaqohen me probleme të likuiditetit dhe mbyllje. Besojmë në sistem që na mbron, i kemi deponuar mjetet tona të cilat me vështirësi i kemi fituar në institucion financiar të rregulluar dhe kontrolluar nga shteti”, tha Nikolloski.

- Advertisement -

Ai përkujtoi se baza e sistemit bankar janë depozitat e kursimtarëve, si vendorë ashtu edhe ato të bashkëqytetarëve tanë duke punuar jashtë vendit, por për fat të keq, siç tha, me vite të tëra pikërisht kjo bazë e sistemit bankar gjegjësisht kursimtarët janë sjellë në situatë të mbeten pa mjetet e tyre që i kanë fituar me punë të mundimshme. 

🔴 Прес конференција на оштетени штедачи на Еуростандард Банка

🔴 Прес конференција на оштетени штедачи на Еуростандард Банка

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 10. September 2020
- Advertisement -

Seria “A” përsëri mund të pezullohet për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja me Covid-19

Kampionati i Seria “A” përsëri mund të pezullohet për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja të infeksionit me Covid-19....

Rama e fshiu shkrimin për Leshnicën, thotë u gabua fotografia

Në profilin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk qëndron më fotografia e Leshnicës së Malit Sharr ku ai e paraqiti si...

Pasqyrë ditore për gjendjen me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 33,683,835 persona. Nga pasojat nga Kovid-19...

Ku ngecin punët për ndërtimin e poliklinikës në Butel?

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, në emisionin "10Minuta" në TV21, tha se për ndërtimin e poliklinikës punët kanë ngecur në...

Kërçovë, mësimi online do të bojkotohet, Carovska: Bojkoti nuk na sjell të mira

Këshillat e prindërve në shkollat e Kërçovës kanë vendosur të bojkotojnë mësimin online. Prindërit janë ngritur në këmbë pas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -