Depozitat e depozituesve nga Eurostandard paguhen, prej katër bankave presin kjo të zhvillohet rrjedhimisht dhe pa vonesa

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Dëmshpërblimi i personave të cilët kanë depozita deri në 30 mijë euro në Eurostandard që filloi prej sot në bankat po zhvillohet në mënyrë vijuese dhe pa vonesa. Nuk ka turma më të mëdha se zakonisht.

Pagesa, siç informojnë për MIA-n nga bankat përmes së cilave kryhet dëmshpërblimi i depozituesve, po kryet rrjedhimisht dhe shpejt, ka pak pritje te ata të cilët nevojitet të hapet llogari.

- Advertisement -

Dëmshpërblimi kryhet përmes bankave Komerciale, NPL, Stopanskës dhe Halbankës.

Filloi prej sot, ndërsa nga bankat presin edhe në periudhën e ardhshme të zhvillohet rrjedhimisht dhe pa probleme.

- Advertisement -

Depozituesit kanë në dispozicion 36 muaj që ta realizojnë të drejtën e dëmshpërblimit.

Dëmshpërblimi i vlerës së siguruar të depozituesve të Eurostandard kryhet deri në vlerën maksimale të përcaktuar ligjërisht 1.850.889  denarë. Në Bankën Komerciale do të dëmshpërblehen depozituesit mbiemri i të cilëve fillon  shkronjat A, B, C, D dhe D, përmes Bankës NLB do të dëmshpërblehen mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat Gj, E, ZH, Z, X, I, J, K, L dhe Ll, depozituesve mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat M, N, F, O, P dhe R do të paguhen në ekspoziturat e Bankës Stopanska SHA Shkup në të gjithë territorin dhe depozituesve mbiemri  i të cilëve fillon me shkronjat  S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH dhe Sh do të paguhen në degët e “Halkbank” SHA Shkup.

- Advertisement -

Edhe depozituesit kryerës të pavarur të veprimtarisë me të ardhura personale të cilët janë regjistruar si tregtarë individë, apo avokatë, kryerës, dëmshpërblimin e vet do të marrin sipas shkronjës së parë të emrit.  Krahas dokumentit për identifikim (letërnjoftim, pasaportë) nevojite të dorëzohet edhe dëshmi për regjistrim të veprimtarisë afariste (gjendja aktuale).

Vërtetimet për pronësi të depozitës do të lëshohen drejtpërdrejt në bankat, kur depozituesi do të vijë në bankë ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit. Që të realizohet e drejta e pagesës së dëmshpërblimit, depozituesi duhet ta marrë dhe nënshkruajë vërtetim në sportel në bankën paguese ku është shpërndarë për marrjen  e mjeteve. Bankat – paguese  do të bëjnë pagesën e mjeteve vetëm pronarit të xhirollogarisë/ përfaqësuesi ligjor/kujdestar i përmendur në Vërtetim, me prezantimin e dokumenteve të vlefshme për identifikim.

Autorizimet të cilat depozituesit tashmë i kanë dhënë në dispozicion me mjetet të autorizuarve të tyre/ persona për depozituesin në “Bankën Eurostandard” SHA Shkup do të vlejnë edhe gjatë pagesës së dëmshpërblimit në bankat – paguese dhe nuk ka nevojë të japin autorizime të reja/ autorizime për këtë qëllim.

Në rast se depozituesi ka bllokada personalisht ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit, bankat do të kryejnë pagesë të mjeteve edhe personave të autorizuar mbi bazë të autorizimit të verifikuar nga noteri. Në rast e pronari i depozitës ka vdekur, pasardhësit e tij duhet të drejtohen  në Fondin për Sigurim të Depozitave dhe të dorëzojnë dokumente për identifikim dhe vendim trashëgimie me qëllim që të zbatohet pagesa e dëmshpërblimit.

Pas skadimit të kësaj periudhe kohore (3 vjet), depozituesit gjegjësisht pasardhësit e tyre të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të dëmshpërblimit në bankat – paguese, pagesën e dëmshpërblimit do të mund ta  realizojnë përmes Fondit për Sigurim të Depozitave i cili do të sigurojë dëmshpërblim pavarësisht nga kjo kur depozituesi do të dorëzojë kërkesë për realizim të të drejtës së vet të dëmshpërblimit.

Banka Popullore e mbylli Bankën Eurostandard më 12 gusht të këtij viti për shkak të mospërmbushjes së kushteve ligjore minimale për punë. Duhet të dëmshpërblehen depozita në vlerë prej rreth 4,4 miliardë denarë. ar/

- Advertisement -
  • Tags
  • 6

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -