Departamenti i Shtetit është në të njëjtën linjë me opozitën bjelloruse – mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe korrekte

TË FUNDIT

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Stiven Bigan, sot në konferencë shtypi, tha se Uashingtoni i mbështeti kërkesat e opozitës bjelloruse, duke e përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte.

Më pas, ai deklaroi se SHBA-ja është në komunikim të vazhdueshëm me BE-në rreth çështjes së sanksioneve të mundshme kundër regjimit të Aleksandar Lukashenkos. Vendimi për këtë do të merret së shpejti.

SHBA-ja ka pranuar se për shumicën e Bjellorusisë, Rusia është vendi më i afërt dhe janë zotuar të mos ndikojnë në opozitën bjelloruse.

Ai gjithashtu deklaroi se SHBA-ja po e shqyrton kandidaturën e Xhulia Fisher për ambasadore në Bjellorusi.

Situata në vend është e tensionuar, në protestat kundër pushtetit të Lukashenkos, në Minsk dhe qytetet e tjera dalin për të protestuar qindra mijëra njerëz për çdo fundjavë. Në shumë vende ka greva të punëtorëve. Qeveria këto ditë u përgjigj duke dërguar banditë të maskuar të veshur me rroba civile që rrahën me shkopinj në mënyrë përzgjedhur qytetarët në rrugë. Pardje, ata filluan me ndalimin e anëtarëve të Këshillit koordinues të opozitës.