Departamenti amerikan i Shtetit: Kontesti të zgjidhet jashtë procesit inkuadrues, SHBA-ja me dëshirë të qartë – konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit

TË FUNDIT

SHBA-ja u bën thirrje Sofjes dhe Shkupit t’i zgjidhin kontestet ekzistuese bilaterale jashtë procesit inkuadrues në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët – anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, deklaruan sot për MIA-n nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit.

Nga atje përkujtojnë se SHBA-ja dhe Bullgaria janë mbështetëse të fuqishme të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

“E përshëndesim vullnetin e mirë për negociata. U bëjmë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i zgjidhin çështjet ekzistuese bilaterale jashtë procesit inkuadrues në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët – anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE”, thonë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

SHBA-ja, ceket në deklaratën për MIA-n, është saktësisht e qartë në dëshirën e vet për ta parë Maqedoninë e Veriut, e cila për momentin është kandidate për anëtarësim, se si hyn në fazën e ardhshme të procesit, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

“Procesi i zgjerimit promovon paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet në tërë rajonin. Vendimi i BE-së për t’i hapur negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars ishte hap pozitiv dhe ishte në shërbim të asgjësimit të rrëfimit të rrejshëm se Komuniteti transatlantik e lë Ballkanin prapa vetes”, thuhet në deklaratë.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit theksojnë se çfarëdo lloj pengesash në rrugën për inkuadrim të këtyre vendeve në BE, e rrezikon hapjen e çështjes për kredibilitetin e BE-së në rajon.