Policia norvegjeze ka dënuar kryeministren për shkeljen e masave antikovid, gjegjësisht për mosmbajtjen e distancës fizike, pasi që ajo kishte organizuar aheng familijar për ta festuar ditëlindjen e saj. Gjoba që duhet të paguajë kryeministrja është 2,352 dollarë.
Paraprakisht për këtë kryeministrja Solberg ka kërkuar falje për mosrespektimin e masave.
