Dënohen 55 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

TË FUNDIT

Dënime mandatuese u janë caktuar  55 shoferëve për tejkalim të shpejtësisë  në kontroll aksionar që Reparti për siguri  në komunikacion pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup e zbatoi dje  nga ora 6 deri në 24. Siç kumtoi MPB, janë zbuluar edhe 25 shkelje tjera për të cilat janë dhënë 14 urdhëresa pagesore mandatuese dhe 11  urdhëresa pagesore shkelëse. Reparti për siguri në komunikacionin rrugor mbrëmë rreth orës 20 dhe 1 pas mesnate zbatoi kontroll për zbulimin e shkeljeve që i bëjnë shoferët e motorëve  në rajonin e Shkupit. Me ç’rast janë sanksionuar 46 shoferë,  për çka u janë caktuar gjithashtu  sanksione mandatuese. Janë zbuluar 26 shkelje tjera për të cilat janë dhënë 14 urdhëresa pagesore mandatuese dhe 12 urdhëresa pagesore shkelëse.