Nga Sektori i punëve të brendshme Tetovë informojnë se 114 persona nuk e kanë respektuar rekomandimin për mbajtje të maskës mbrojtëse. Prej tyre 66 persona jane nga Tetova dhe 48 nga Gostivari. Për këto persona janë përgaditur fletpagesa për kundërvajtje, sipas nenit 6 nga dekreti i posaçëm i Qeverisë. Gjatë kësaj periudhe nuk janë kryer aksione kontrolluese, në bashkëveprim dhe koordinim me Inspektoratin shtetëror të tregut.
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit të punëve të brendshme Tetovë, nga Inspektorati shtetrorë sanitar dhe shëndetsorë janë përgaditur vendime për izolim për 25 persona, ndërsa janë kontrolluar gjithsej 1034 persona me vendime të këtilla. Gjatë kësaj periudhe dekleratë për vetizolim kanë nënshkruar gjithsej 33 persona.
