Dënim për “Vardarishten”, tre persona dënohen me 3 vjet burg për ndotjen e mjedisit

TË FUNDIT

Gjykata Themelore Shkup ka shpallur fajtor tre persona dhe i dënoi me tre vite burg për krijimin e një deponie të egër në lokalitetin e njohur si “Vardarishte”.

Siç thuhet në vendim, të akuzuarit janë përgjegjës për ndotje serioze të tokës dhe ajrit, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Sipas aktakuzës, personat për vite me radhë kanë blerë pa leje hekur dhe materiale të tjera në pika të improvizuara, edhe pse ishin të vetëdijshëm se nuk posedonin leje të përshtatshme.

Ata nuk ishin të regjistruar si persona juridikë për një aktivitet të tillë dhe vepronin në kundërshtim me rregulloret e Ligjit për menaxhimin e mbeturinave dhe Ligjit për mjedisin./TV21