Dendias kërkon konvokim të Këshillit të përhershëm të OSBE-së për tensionet në Nagorno Karabah

TË FUNDIT

Përmes letrës së dërguar deri tek kryesia shqiptare e OSBE-së, shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, kërkon konvokim të jashtëzakonshlm të Këshillit të përhershëm të Organizatës që të shqyrtohen tensionet në Nagorno Karabah, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Letra është e lidhur me gatishmërinë e Greqisë që të kontribuojë në përpjekjet për deeskalim urgjent të krizës”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqsië dhe shtojnë se qëllimi i iniciativës greke është mbajtja e bisedimeve me pjesëmarrjen e dy palëve të involvuara, shqyrtim të çdo mënyre të mundshme për deeskalim të krizës dhe fillim të sërishëm të negociatave në kuadër të grupit të Minskut për zgjidhje të qetë të dallimeve,

Paralelisht thonë se eskalimi i tensioneve ka pasoja serioze ndaj stabilitetit rajonal “qëndrim që është potencuar nga ministri i Punëve të Jashtme gjatë takimit me sekretarin amerikan të shtetit Pompeo”.

“Greqia është e bindur se zgjidhja e krizës është e mundur vetëm me mjete të qeta, përmes negociatave, e jo me armë. Greqia nuk miraton çfarë do intervenimi të personit të tretë që nxit tension. Në këtë kontekst, Turqia duhet të përmbahet nga aktivitetet dhe deklaratat që lëvizin në këtë drejtim”, kumtojnë nga MPJ-ja greke.

Shtojnë se gatishmëria e Greqisë që të kontribuojë në qetësimin e tensioneve, u shpreh Dendias edhe gjatë bisedës së fundit telefonike me kolegun e tij armen Zohrab Mnatsakanijan, nesër dy ministrat sërish do të bisedojnë përmes videokonferencës, ndërsa së shpejti është planifikuar vizitë në Armeni të shefit të diplomacisë greke.