Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte një nga temat për të cilat kanë diskutuar shefat e diplomacive greke dhe bullgare Nikos Dendias dhe Ekaterina Zaharieva në një bisedë telefonike, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në vigjilje të Samitit të javës së ardhshme të BE, ministri i Jashtëm grek ditët e fundit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tij evropianë, ndërsa bisedat telefonike nga MPJ-ja greke, si dhe vetë Dendias, i kanë publikuar përmes Tuiter-it
“Kam biseduar me telefon me zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në prag të Samitit të punëve të jashtme të BE-së dhe Këshillit Evropian. Diskutim i hollësishëm për zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe rajonin e gjerë. Në fokus ishte gjithashtu edhe perspektiva evropian e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Dendias në Tuiter.
