Kufirin greko-turk në Evros nesër do ta vizitojnë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias dhe nënkryetari i Komisionit Evropian dhe komisar për Politikë të jashtme dhe siguri Xhozep Borel, publikuan mediat greke.
Sipas “Katimerini”, Borel në vendkalimin kufitar në Evros do të informohet nga policët grek për situatën.
Një ditë më vonë komisari i lartë do të realizojë takime në Athinë me kreun shtetëror grek, ndërsa të premten do të udhëtojë për në Qipro./MIA
