Çdoherë mbështetemi në solidaritetin evropian, ato janë vlerat e këtij komuniteti të popujve, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias para fillimit të takimit joformal të shefave të diplomacive të BE-së (Gimnih) që po mbahet në Berlin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Dendias theksoi se me interesim të madh i pret kumtesat e përfaqësuesit të lartë të Unionit për çështje të jashtme, Zhozep Borel “për opsionet për sanksione ndaj Turqisë”.
“Kjo, konsiderojmë se është absolutisht e domosdoshme që të arrihet deeskalimi në Mesdhe”, porositi Dendias.
