Dëmshpërblimi i depozituesve nga “Banka Eurostandard” fillon më 15 shtator

TË FUNDIT

 Fondi i Sigurimit të Depozitave i informon depozituesit e “Bankës Eurostandard” SHA në falimentim me të drejtë të dëmshpërblimit se të martën, më 15 shtator 2020, do të fillojë pagesa e dëmshpërblimit të vlerës së siguruar të kursimeve të tyre deri në vlerën e konfirmuar maksimale prej 1.850.889 denarë.

Pagesa do të bëhet përmes katër bankave afariste.

“Depozituesit MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat A, B, C, D dhe D do të paguhen në ekspoziturat e ” Bankës Komerciale” SHA Shkup në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Depozituesit MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat XH, E, ZH, Z, Ѕ, I, J, K, L dhe Ll do të paguhen në degët e “NLB Banka” SHA Shkup në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Depozituesit MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat M, N, F, O, P dhe R do të paguhen në degët e “Stopanska Banka” SHA Shkup në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Depozituesit MBIEMRI i të cilëve fillon me shkronjat S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH dhe Z do të paguhen në degët e “Halkbank” SHA Shkup në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Depozituesit – persona të vetëpunësuar me punë personale të cilët në “Bankën Eurostandard” SHA Shkup në falimentim ishin regjistruar si TI (tregtar individual) ose Emri dhe Mbiemri i  Avokatit ose Emri dhe Mbiemri i Përmbaruesit ose me emrin e aktivitetit, për shembull, Mishtore, kompensimin e tyre do ta marrin sipas shkronjës së parë të emrit”, informojnë nga Fondi.

Krahas dokumentit për identifikim (letërnjoftim, pasaportë) është e nevojshme që të dorëzohet edhe dëshmi për regjistrim të veprimtarisë afariste (gjendja rrjedhëse).

Bankat – do të bëjnë pagesën e mjeteve vetëm pronarit të xhirollogarisë/ përfaqësuesi ligjor/kujdestar i përmendur në Vërtetim, me prezantimin e dokumenteve të vlefshme për identifikim.

Autorizimet të cilat depozituesit tashmë i kanë dhënë në dispozicion me mjetet të autorizuarve të tyre/ persona për depozituesin në “Bankën Eurostandard” SHA Shkup do të vlejnë edhe gjatë pagesës së dëmshpërblimit në bankat – paguese dhe nuk ka nevojë të japin autorizime të reja/ autorizime për këtë qëllim.

Mjet i dëmshpërblimit janë principali i depozitës, interesi i dakorduar i përllogaritur dhe interesi që nuk kishte arritur deri më 12 gusht 2020. Në rast se depozituesi ka obligime drejtë bankës, vlera e përgjithshme e kursimeve e depozituesit të cilat janë mjet i dëmshpërblimit ulet për vlerën e obligimeve të tyre të përgjithshme drejtë bankës.

Në rast se depozituesi ka bllokada aktive të evidentuara në Regjistrin e Vetëm të Xhirollogarive, banka paguese pavarësisht vlerës së dëmshpërblimit, nuk do të bëjë pagesën e mjeteve për dëmshpërblim dhe do të hapë xhirollogari në emër të depozituesit në të cilën do të bëjë transferimin e mjeteve për dëmshpërblim.

Secili depozitues do të ketë në dispozicion 36 muaj, gjegjësisht tre vite që nga dita e fillimit të pagesës, për kur do të ketë mundësi që ta realizojë të drejtën e tij të dëmshpërblimit në bankat.