Tre senatorë të rinj amerikanë dhanë betimin pas inaugurimit të presidentit Xhozef Bajdenit, me çfarë partia Demokratike siguroi kontroll mbi Dhomën e Lartë të Kongresit të SHBA-së.
Krahas funksioneve president dhe nënpresident të shtetit, demokratët do ta kontrollojnë Dhomën Përfaqësuese dhe Senatin në dy vitet e ardhshme, që do t’i mundësojë Bajdenit të zbatojë plan ambicioz për përballje me sfidat e mëdha, vlerësojnë mediat amerikane.
Disa orë pasi nënpresidentja e re e SHBA-së Kamala Haris dha betimin, tre senatorët e rinj të Partisë Demokratike, Xho Osof, Rafael Uornok dhe Aleks Padilja, e bënë të njëjtën, duke qëndruar para saj, si kryetare e Senatit.
Marrëdhënia e demokratëve dhe republikanëve në Senat tani është 50 kundrejt 50, por në atë rast vendimtar është vota e Kamala Harisit.
Osof (33), senatori më i ri në përbërjen aktuale tha se “Amerika shfleton në fletë të re”.
