Zulhajrat Demiri kandidat i pavarur për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur edhe nga koalicioni VLEN dhe ASH-ja e Ziadin Selës, në Click Plus në TV21, tha se me ardhjen e tij në krye të komunës problemi me mbeturinat do zë zgjidhet një herë e përgjithmonë.
“Na paraqiten herë pas here edhe deponi të egra në të gjitha fshatrat që gravitojnë në Komunën e Vrapçishtit. Kemi një operator që është i angazhuar me partneritet publiko-privat i cili ka për obligim ligjor dhe i depërton ato mbeturina në “Rusino”. Fillimisht në bashkëpunim me ministrinë e Ambientit do të duhet që ta pastrojmë nga deponitë e egra ti destinojmë në deponinë rajonale “Rusino” dhe pastaj me një projekt ato toka të mund ti kthejmë ashtu siç kanë qenë toka pjellore. Dhe këtë ua garantoj që me ardhjen time këtë problematikë do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë”, tha Zulhajrat Demiri – kandidat i pavarur për Komunën e Vrapçishtit.
Tutje, Demiri theksoi se do ta ndalë edhe keqpërdorimin e ujit të pijshëm.
“Do të duhet edhe me mbështetjen e Qeverisë që të vendosim orëmatësit dhe në këtë mënyrë do të mundohemi që ta ndalim keqpërdorimin i cili bëhet me ujin e pijshëm”, shtoi Zulhajrat Demiri në Click Plus në TV21.
