Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi ka deklaruar për rtv21.tv se partia e tij nuk e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Lajmi nuk është i vërtetë”, bëri të ditur ai për rtv21.tv
Ky regaim vjen pas postimit të nënkryetarit të kësaj partie, Gani Elshanit, i cili ka deklaruar se është prishur koalicioni qeveritar PAI me VV-në.
Lidhur me këtë, kryetari i PAI-së, Hetem Arifi për rtv21.tv është shprehur se nuk e di!
“Nuk e di sipas tij në Prizren paska pas diçka në mes tyre, mirëpo nivel qendror nuk ka asgjë ne lidhje me këtë”, ka deklaruar ai për rtv21.tv./21Media
