Shumë politikanë janë pjesë e listës së veteranëve, edhe pse kishin hequr dorë nga lufta para përfundimit të saj.
Më 2 mars të 1999 Adem Demaçi së bashku me Albin Kurtin dhe gjithë stafin e Zyrës së UÇK-së të pakënaqur me shkuarjen e delegacionit të UÇK-së në Rambuje patën dhënë dorëheqje prej të qenit pjesë e saj, raporton KTV.
Për njohësit e ligjeve, kjo tregon arbitraritetin, me të cilin po zbatohet jo vetëm ky ligj, por të gjitha ligjet tjera në vend.
E vetmja zonë që nuk e respektoi këtë pjesë të ligjit është ajo e Dukagjinit, ngase Daut Haradinaj ua dha statusin si kontribues të luftës edhe atyre që nuk arritën të jenë aktivë deri në përfundimin e saj.