Një delegacion i Komisionit të Venecias, i kryesuar nga nënkryetari Martin Kuijer, zhvilloi takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjyqtaren Ana Pavllovska-Daneva.
Nga Kushtetuesja kumtuan se në takim palët kanë shprehur kënaqësi për nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm për çështjet e sundimit të ligjit. Shtojnë po ashtu se delegacioni ka shfaqur interes të veçantë për vendimin e Gjykatës që rrëzoi disa dispozita ligjore mbi “përkatësinë e komuniteteve”, të njohura për publikun si “Balancuesi”.
Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, thuhet në njoftimin e gjykatës Kushtetuese./TV21
