Del në shitje libri i Edroganit, flet për terrorizmin dhe islamofobinë

TË FUNDIT

Libri “Një botë më e drejtë është e mundur”, autor i të cilit është presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan doli nga shtypi, informoi Anadollia, duke shtuar se në të ai hollësisht i përshkruan rrugën dhe kërkimin e Turqisë për drejtësi për gjithë njerëzimin.

Në libër, duke theksuar sfidat më të mëdha dhe problemet e politikës globale, Erdogani thekson diskriminimin dhe standardet e dyfishta në botën e sotme përmes shembullit të Kombeve të Bashkuara. Erdogani në libër veçanërisht e thekson nevojën për reforma gjithëpërfshirëse, veçanërisht në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Ai gjithashtu flet edhe për çështjet për legjitimitetin, funksionalitetin, efektivitetin, gjithpëfshirjen, përfaqësimin dhe sundimin në KB.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e librit, i publikuar nga “Turkuvaz kitap”, do t’i dhurohen Agjencisë për Menaxhimin me Katastrofat dhe Situata të Jashtëzakonshme (AFAD), transmeton Anadollia.

Libri përveç se në gjuhën turke, do të mund ta gjeni edhe në gjuhë të tjera siç janë ajo angleze, arabe, gjermane, franceze, ruse dhe spanjolle.