Deklaratat për Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani paralajmëron padi ndaj Shqipe Hysenajt

TË FUNDIT

Shqipe Hysenaj, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje pasi përmendi artisten Parashqevi Simaku, ajo tregoi se gjatë kohës që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte dëgjuar shpesh thashetheme të forta rreth saj.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ata persona që u merrte burrat të tjerave,mendova që ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë po ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më’’, u shpreh ajo në një intervistë televizive.

Pas këtyre deklaratave në rrjetet sociale  ka reaguar biznismeni Elton Ilirjani duke u shprehur ashpër ndaj  fjalëve te Shqipe Hysenaj.

‘’Më dërguan mijëra mesazhe për një askush që kishte broqkullitur gjërat nga më të neveritshmet për Parashqevi Simakun,je në punën tënde, je me angazhime dhe dëgjon çmendurira, shpifje që nuk janë aspak të vërteta dhe më vjen shumë keq  që më duhet të merremi me këto llafazanët, por nuk do t’ju jap këtë kënaqësi të flisni për Parashqevin Simakun unë nuk dua të reagojë e as t’i përmend me emra se s’dua me ju bo as reklamë kam vendosur se çështjen e rastit në fjalë do ta çoj edhe në gjykatë aty ku meritojnë të shkojnë dhe do ta çojë këtë çështje deri në fund ,ku njerëzit janë në gjendje të tërheqin vëmendje me gjëra te shpifura dhe janë në gjendje të mos respektojnë asnjë standard njerëzore dhe këtë e bëjnë sepse nuk janë askushi dhe i kërkojë kësaj askushit se a është në gjendje t’i vertëtojë këto se çfarë ka thënë dhe po e them prap Parashqevi nuk është larguar nga skena që nëqoftëse i ka marr burrin ndokujt jo nuk është aspak e vërtetë ajo është larguar për çështje të tjera te cilat nuk dua t’i përmendi më ju premtojë që do ta ndjekë në gjykatë në mënyrën më civile dhe më njerëzore’’, tha ai./21Media