Euroambasadori Dejvid Gir mbajti takim me Kryetarin e Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, me të cilin bisedoi për problemet me të cilat përballet komuniteti rom.
“Diskutuam për fushën e arsimit, strehimit, për të gjitha ato problem me të cilat përballet komuniteti rom, jo vetëm në komunën tonë, por edhe më gjërë. Theksoi se është i njohur me problemet, i thamë se suksesi i komunës sonë e ofroi veten si model për komunat e tjera të vendit dhe rajonit, se ajo që ne realizojmë me sukses si projekte, duhet të pasqyrohet edhe në komunat tjera, dhe këtu ambasadori shprehu kënaqësinë e madhe për këtë gjë që dëgjoi nga ne si kryetar komune dhe si këshilltar”, tha Kurto Dudush kryetar i komunës së Shuto Orizares.
Pas këtij takimi Euroambasadori Dejvid Gir, theksoi se do të bëjnë shëtitje në Shuto Orizarë për të parë disa nga projektet e realizuara dhe të financuara nga Bashkimi Europian. Ndërsa për diversitetin e kulturave Gir u shpreh se traditat do të kenë vlerë të madhe edhe në BE.
“Sigurisht mendoj se do të ishte një gabim i plotë nëse i shikoni të gjitha problemet që ekzistojnë në Shuto Orizarë në kuadër të sfidave, pikërisht ndaj komunës së Shuto Orizares. Në fakt ka një diversitet të madh të popullsisë që ka një kulturë dhe gjuhë shumë të pasur si dhe një traditë historike në vetë komunën e Shuto Orizares. Kështu që mendoj se të gjitha komunitetet që jetojnë në Shuto Orizarë mund të japin një kontribut të madh, në fakt janë një vlerë e madhe për vetë shoqërinë”, tha Dejvid Gir, euroambasadori evropian.
Kjo është vizita e nëntë me radhë komunale e ambasadorit evropian Gir pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë në korrik 2022. Qëllimi i vizitave është prezantimi i hapave të rinj në procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe ndikimi i tyre në jetën e përditshme të qytetarëve.
