Debati për Zhelinën? Premtohet ujësjellës dhe kanalizim

TË FUNDIT

Kandidatët për Komunën e Zhelinës mbrëmë në Click Plus shpalosën programet e tyre 2021-2025.
Kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu dhe kryetar aktual premtoi tre projekte madhore.

“Fabrika e riciklimit të mbeturinave, sistemin e kanalizimit për krejt pjesën e komunës së Zhelinës së kanë mbetur, këtu përfshihet edhe ujësjellësi pasi janë paralelisht, dhe qendra rinore, pallati kulturës ku mendojmë që aty ta bëjmë një pik qendre të një performancë të rinisë dhe kulturës në të ardhmen”, tha Sejdiu.

Edhe Fatmir Izairi, kandidat nga radhët e BDI-së, shpalosi tre projektet kryesore që do t’i realizojë nëse i fiton zgjedhjet e 17 tetorit. Ai tregoi edhe si do t’i gjej paratë për t’i përmbushur premtimet.

“Është ujësjellësi Pallaticës, Treboshit dhe Ozurmishit, është i përbashkët. Parat do të sigurohen ashtu siç e bëra edhe më herët në pjesën tjetër, komuna, biroja për zhvillim rajonal, aplikim në agjencionet për përkrahje të zhvillimit rural, thirrjet publike kur do të bëhen në IPA fonde kredi të ndryshme të bankës botërore dhe evropiane”, premtoi Izairi.

Mahir Ziberi kandidat i ASH-AAA për Zhelinën, në debate zgjedhore në TV21, tha se tre projektet si më të rëndësishme për zhelinën janë ujësjellësi, kanalizimi dhe bulevardi.

“Në Zhelinë është një ujësjellës që e paguajmë sikur me pirë verë jo ujë , por një projekt kapital që përmendët në Zhelinë ka sa vite që do ta ndërton Katari apo do e ndërtojmë këtë cikël zgjedhor është një bulevarde që u bë i famshëm se çdo zgjedhje është e kyçur në program se do të bëhet. Ju do e bëni? Do e bëjmë”, tha Ziberi.

Medin Nazifi nga radhët e PDSH-së premtoi ndërtimin e shkollës së mesme si dhe njësi të zjarrfikësve.

“Dëshira ime që unë të realizoj projektin e ndërtimit të një shkolle të mesme që komunës Zhelinës i premtohet 30 vjet.
Është interes dhe i imi që në Komunën e Zhelinës të ketë njësi zjarrfikësi, meqenëse komuna e Zhelinës, ashtu relievi i tij është që një pjesë e madhe e fshatit derveni si i quajmë ne janë fshatra malor dhe çdoherë kemi problem me zjarret”, premton Nazifi.

Debatet në Click Plus vazhdojnë edhe sonte ku mysafirë do të jenë kandidatët e komunës së Kërçovës.