Vazhdoi debati për amendamentet e Propozim–Buxhetit për vitin 2026, për të cilin janë dorëzuar mbi 200 amendamente. Por diskutimi nga salla e Kuvendit u zhvendos në nivel të “tribunave sportive”. Akuza të ashpra dhe përplasje lidhur me amendamentet e LSDM-së, me të cilat kërkohet shkurtimi i subvencioneve sportive në total prej 334 milionë denarësh. U hodhën akuza për nacionalizëm dhe ksenofobi, madje pati edhe replika se “kush është burrë në Kuvend”.
“Kjo ministri nuk është e denjë të ketë para, sepse përhap fashizëm, nacionalizëm dhe ksenofobi. Ju duhet të përgjigjeni se çfarë keni bërë në tribuna dhe të përgjigjeni nëse në Kumanovë ka pasur ‘dhoma gazi’ për një grup etnik dhe nëse në Shkup, në arenën e Shkupit, ka pasur sjellje ksenofobe nga maqedonasit. Për këtë po ju flas. Mos u ndizni, bëjeni ‘take it easy’”, tha Fatmir Bytiqi, deputet i LSDM-së.
“A s’ju vjen turp, koleg Bytiqi? Këto qenkan vlerat evropiane, koleg Bytiqi? S’ka pasur burra?! Mos ktheni kokën, më shikoni në sy. Thoni çfarë do të thotë burrë për ju? E dini çfarë do të thotë burrë për mua? Ai që i nënshkruan i pari amendamentet dhe qëndron pas tyre. Ju s’jeni më zëvendëskryeministër që t’i ndiqni seancat nga televizori në shtëpi”, u shpreh Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
