Sfidat në risocializim, riintegrim dhe rehabilitim të qytetarëve me shëndet të dëmtuar mendor dhe gjetjen e mënyrave si të tejkalohen këto sfida, janë temat kryesore për të cilat do të flitet në panel diskutimin i cili do të mbahet sot në Shkup.
Ky panel diskutim është në organizim të Shoqatës për shëndet mendor “Asociacioni Mendimi” në kuadër të projektit Aksioni për mbështetjen e shëndetit mendor.
Nga Shoqata kumtuan se në ngjarje do të flitet edhe për atë se cilat janë problemet në vendin e punës, marrëdhëniet me kolegët, për papunësi, mundësi për punësim, paragjykime tek punëdhënësit, aftësi për punë dhe marrje të shprehive të punës, mbështetje kundrejt vlerës më të vogël nga familja dhe të afërmit, mbështetje, përbuzje, kritikë dhe shmangie nga miqtë dhe shokët dhe rrezik nga shkyçja sociale dhe lidhjet intime, martesë dhe krijimin e familjes.
Është paralajmëruar fjalim i Mirjana Jovanovska Stojanovska, psikologe, kryetare e Odës së psikologëve të Maqedonisë së Veriut, Barbara Sadovska, psikologe, kryetare e Fondacionit për ndihmë të përbashkët Barka nga Polonia, Jasmina Kaleovska, punonjëse sociale dhe Stefania Graovac, anëtare e Asociacionit “Mendimi”.
