Formimi i një komisioni paralel për sëmundje ngjitëse i propozuar nga opozita, ishte tema për të cilën e debatua mbrëmë në Click Plus. Kjo ide ka lindë, pasi siç thotë deputeti i koalicionit “Tash është Koha, Adnan Neziri, Komisioni aktual është politik dhe joefikas. Opozita kërkon që komisioni të votohet nga Kuvendi dhe do të jepte përgjegjësi para tij.
-Ne tani mendojmë që atë ligj ta përsëritmi në procedurë të rregull ku mendojmë që të ndryshohet Komisioni për sëmundje publike sepse mendojmë se ky komision aktual i formuar nga Qeveria nuk ka qenë efikas dhe ka qenë me përkatësi politike. Komisionin duam ta formojmë me mbështetje nga Kuvendi dhe këtë komision ta voton Kuvendi me 2/3 e votave që të jetë më I përgjegjshëm dhe të japë llogari para Kuvendit,- deklaroi,Adnan Neziri, deputet i “Tash është koha”
Me konstatimin e Nezirit nuk pajtohet deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija. Ai nuk beson se Qeveria sjell vendime politike në kohë pandemie, por duhen masa më rigoroze për mbrojtje.
-Përvoja e hidhur nga Komisionet të cilat i formon parlamenti se ndonjëherë këto Komisione formohen që asnjëherë të mos kryhen punë. Ajo i bie se kur formon një komision anketues për diçka rezultati I të cilit për një kohë të gjatë mund të jetë pikëpyetje e madhe. Unë nuk besoj se ministria e shëndetësisë, Qeveria dhe ministritë tjera ose anëtarë të kabinetit do të merrnin vendime politike ndaj një pandemie e cila i tangon të gjithë,-theksoi, Bajram Kadrija, deputet i BDI-së
Ndryshe për këtë propozim të opozitës Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi njoftoi se do të debatohet në seancën të parashikuar për sot.
