Debat i parë televiziv Tramp-Bajden: Në fokus Gjykata Supreme, Covid-19, ekonomia dhe racizmi

TË FUNDIT

Gjykata Supreme dhe nominimi i gjyqtares Ejmi Baret naga ana e presidentit Donald Tramp – kjo ishte njëra ndër temat e para në të cilat mbrëmë u përballën ashpër  Donald Trampi dhe Xho Bajdeni në emisionin e parë nga tri debatet televizive. Demokratët dhe Bajdeni tani janë kundër emërimit të gjyqtares së re që do ta zëvendësojë të ndjerën Rut Ginzburg me afrimin e zgjedhjeve.

Bajdeni sqaroi se nuk ka motive personale ta kritikojë Bareton, por procedura duhet të presë deri në shkurt. Ai shfaqi shqetësim se Bareti do të godasë kundër të a.q. Obamaker – sigurim shëndetësor të dhjetëra milionë amerikanëve, për çfarë Trampi lufton të heq dorë

Pasi shkëmbyen thuajse përshëndetje miqësore, debati shpejt u ashpërsua, ndërsa Bajdeni duhej t’i bëjë thirrje kundërshtarit të tij të heshtë.

Shkak për këtë reagim ishte tema e dytë nga temat kryesore – lufta kundër koronavirusit.

SHBA është udhëheqëse në botë sipas numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi – 7,27 milionë raste dhe 209.000 raste të vdekjeve.

Bajdeni e sulmoi Trampin për luftën e tij kundër pandemisë, duke thënë se është në panik dhe nuk planifikon t’u ndihmojë amerikanëve të dalin nga kriza.

Trampi e kundërshtoi për të gjitha akuzat me “Gabim”, ndërsa pastaj u tall në këmbënguljen e Bajdenit në mbajtjen e maskës.

Trampi e akuzon Kinën për krizën dhe koronavirusin, ashtu që shpesh e bënte këtë muajve të fundit.

Debati i parë televiziv midis kandidatëve për presidentë të SHBA-së, Donald Tramp dhe Bajden u mbajt në Universitetin Kejs Uestern Rezerv, Kliulend, Ohajo.

Në sallë kishte vetëm njëqind mysafirë.

Të dy kandidatët do të marrin pjesë në gjithsej tre debate./MIA