De Rossi debuton në stolin e Romës me fitore

TË FUNDIT

Legjenda e futbollit Daniele De Rossi regjistroi një debutim fitues në stolin e Romës pasi së fundi zëvendësoi Jose Mourinhon në rolin e trajnerit të klubit nga kryeqyteti italian.

Roma mposhti Veronën me rezultat 2:1 në “Olimpico”, në xhiron e 21-të të Serie A dhe tani renditet në vendin e shtatë në tabelë.

Skuadra vendase mori një epërsi të hershme që rezultoi e pakapshme. Romelu Lukaku shënoi në minutën e 19-të dhe kapiteni i Romës Lorenzo Pellegrini gjithashtu shënoi gjashtë minuta më vonë. Të dy golat u vendosën nga lojtari më i mirë i ndeshjes – Stephan El Shaarawy.

Në minutën e 76-të, Michael Folorunsho tronditi rrjetën e Romës dhe kështu lehtësoi disfatën e Veronës, e cila ndodhet në zonën e rënies – në vendin e 18-të. Në xhiron e radhës Roma do të luajë kundër Salernitanës.