De Ligt pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare
De Ligt pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare
Qendërmbrojtësi holandez sot ka mbërritur në qendrën mjekësore të Juventusit për t’i kryer vizitat mjekësore.
De Ligt iu është bashkuar Juventusit nga Ajaxi dhe pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me pagë prej 7.5 milionë eurove plus bonuse të tjera.
Ish- kapiteni i Ajaxit do t’i kushtoj italianëve rreth 75 milionë euro.
Ai kishte mbërritur mbrëmë në aeroportin e Torinos, ndërsa sot është duke i kryer vizitat mjekësore dhe pritet të nënshkruaj kontratën e re me italianët.
De Ligt pritet që nesër të prezantohet zyrtarisht te kampioni i Italisë./kallxo
