Dashtevski për regjistrimin e popullsisë: Është marrëveshje politike

TË FUNDIT

Regjistrimi i popullsisë do të realizohet në muajin prill. Derisa nga VMRO-DPMNE hodhën dyshime se koalicioni qeverisës është dakorduar për rezultatin e regjistrimit, nga ana tjetër edhe kryetari sapozgjedhur i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, gjithashtu i propozuar nga VMRO-DPMNE në një intervistë për REL, tha se regjistrimi i popullsisë është marrëveshje politike.

“Për regjistrimin, nuk do doja të komentojë shumë, për shkak se ajo është një marrëveshje politike, shpresoj që do të gjendet një zgjidhje evropiane, që të mos iket nga ajo dhe vetëm të realizohet formalisht sepse nuk do të ishte në rregull për shtetin”, tha Aleksandar Dashtevski – kryetar i KSHZ-së.