“Dardanët” me mesazh të veçantë për Ujkanin

TË FUNDIT

Tifozët e Kosovës, të njohur si “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh në fillim të ndeshjes Kosovë-Izrael, të cilin ia kanë kushtuar Samir Ujkanit, i cili së fundi i dha fund karrierës së tij në futboll, raporton KosovaPress.

Në banerin e shfaqur në tribuna shkruhej:

“Falemnderit kapiten. Atdheut nuk ia ktheve shpinën, respektove fanellën dhe tribunën”.

Pas pensionimit, Ujkani më pas u emërua zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.