Daravellski në liri! 20 vjet në arrati, e tani gjykata e kthen lëndën në rigjykim

TË FUNDIT

Gjykata Penale në Shkup lejoi që procedura gjyqësore për ish-drejtorin e Doganave, Dragan Daravellski të kthehet prej fillimit. Ai është dënuar në maj të vitit 2007 me burg prej 7 vjetëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Aktgjykimin e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit të Shkupit në mars të vitit 2008, por Daravelski nuk përfundoi në burg sepse ishte në arrati.

Gjykata bëri me dije se pas shqyrtimit të kërkesës së avokatëve të Daravellskit, i ka analizuar dosjet gjyqësore dhe ka marrë vendim se kërkesa ka bazë, e arsyeja për këtë është se të dënuarit i është gjykuar në mungesë. Prokuroria e Shkupit dorëzoi ankesë, por Apeli konfirmoi vendimin e Gjykatës, me të cilin sot do të njoftohet edhe burgu i Idrizovës. Më 10 janar ai u arrestua në vendkalimin kufitar “Tabanoc” gjatë hyrjes në Maqedoni, pas çka u dërgua në Idrizovë.